Nga Rajoni
9 September 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së re.

Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve për të udhëhequr Kuvendin.
“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.

Ajo mori 62 vota për dhe 16 vota kundër dhe 13 abstenime. Në seancë të pranishëm në momentin e votimit ishin 102 deputetë kurse mungonin 18.

Albulena Haxhiu pas zgjedhjes kryetare e Kuvendit falënderoj deputetët për mbështetje.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen për të qenë në krye të Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami: Në këto zgjedhje ne u ofrojmë një model të ri komunave urbane dhe rurale28 September 2021
Konjufca: Kandidati nga familja Jashari do të kishte konsensus automatik për president në Kosovë25 February 2026
Çfarë kërkoi personi i lidhur në një shtyllë në Sheshin e Shkupit? 9 May 2025