Nga Vendi
10 September 2026
Bullgaria nuk lejon në treg mbi 9.5 tonë speca nga Maqedonia, do të asgjësohen për shkak të pesticideve

Një ngarkesë e re prej 9.502 kilogramësh speca me origjinë nga Maqedonia do të asgjësohet pasi analizat laboratorike në Bullgari kanë zbuluar mbetje pesticidesh mbi nivelin maksimal të lejuar. Specat nuk janë lejuar të hyjnë në tregun bullgar dhe as në rrjetin e shitjes në Bashkimin Evropian.

Mospërputhja është konstatuar në kuadër të kontrolleve të shtuara ndaj frutave dhe perimeve të freskëta të destinuara për tregun bullgar.

Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore ka bërë të ditur se e gjithë ngarkesa do të dërgohet për asgjësim.

Ky është rasti i dytë brenda më pak se një muaji që inspektorët bullgarë ndalojnë një ngarkesë me speca nga Maqedonia. Në gusht ishte zbuluar një ngarkesë prej 11.6 tonësh, ku analizat laboratorike kishin treguar praninë e pesticidit formetanat mbi kufirin e lejuar.

Me 9.5 tonët e rinj, sasia totale e specave nga Maqedonia që janë ndaluar të dalin në treg ka kaluar 21 tonë. Agjencia bullgare konfirmon se bëhet fjalë për dy ngarkesa të veçanta, të zbuluara gjatë kontrolleve të shtuara.

Për ngarkesën e re, për momentin nuk është bërë e ditur se cila substancë aktive është zbuluar, çfarë përqendrimi është matur nga laboratori dhe sa është tejkaluar kufiri i lejuar. Gjithashtu nuk janë publikuar vendi i prodhimit në Maqedoni, pika kufitare përmes së cilës ka hyrë malli, seria e prodhimit apo data e marrjes së mostrave.

Pa këto të dhëna nuk mund të përcaktohet nëse dy ngarkesat kanë lidhje me të njëjtin prodhues, qendër grumbullimi apo rajon bujqësor. Gjithashtu nuk mund të vlerësohet serioziteti i rrezikut shëndetësor nga ngarkesa e re, pasi nuk dihen lloji dhe niveli i matur i pesticidit.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në RMV, ende nuk kanë bërë të ditur se nga e ka origjinën ngarkesa e re, cili pesticid është zbuluar,



Të ndryshme
Më shumë
E sulmuan se i doli në mbrojtje Bregoviçit, revoltohet Mustafa Nano: Jeni talebanë, pirdhuni nga Facebook-u im13 August 2021
236 shkelje trafiku në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë22 July 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut26 August 2020