Nga Rajoni
10 September 2026
E hodhi 13 vjeçaren shqiptare nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin e Aurora Tilës

Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin për të riun që ishte 15 vjeç në momentin e ngjarjes, i dënuar për vdekjen e 13-vjeçares Aurora Tila.

Aurora humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, pasi u hodh nga një ballkon. Çështja ka shkaktuar reagime të forta në Itali, ndërsa familja e vajzës ka shprehur hapur pakënaqësinë për vendimin e Apelit, shkruajnë mediat italiane.
Avokati Emilio Malaspina, që përfaqëson nënën e viktimës, deklaroi se familja është veçanërisht e zhgënjyer nga kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për uljen e dënimit.

“Aurora ishte 13 vjeçe, viktima më e re e femicidit në Evropë”, u shpreh avokati.

Nëna e vajzës, Morena Corbellini, reagoi ashpër pas vendimit, duke kritikuar sistemin e drejtësisë dhe mënyrën se si trajtohen raste të tilla.

“Presim atëherë që numri i femicideve të ulet? Ato vetëm do të rriten. Edhe të miturit do të vrasin gjithnjë e më shumë, derisa vendi të ndërhyjë me forcë dhe në mënyrën e duhur”, deklaroi ajo.

Corbellini shtoi se situata, sipas saj, vetëm sa do të përkeqësohet dhe se dënimet po jepen shumë lehtë.



Të ndryshme
Më shumë
A Do Të Mbetet Besa Në Qeveri, Hoxha Me Konferencë Në Ora 14:00 5 November 2021
“Zogu i Tiranës” flet për kohën në burg: Festuam Shën Valentinin29 September 2021
Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale 2021 në Maqedoni15 October 2021