Nga Rajoni
10 September 2026
'Marshi për Liri", Endrit Thaçi: Kosova po pret!

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, në mbështetje të çlirimtarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Thaçi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin: “Kosova po pret”.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


Marshi është organizuar nga “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


 



Të ndryshme
Më shumë
Kaos në Tiranë: Mbi tetë orë “luftë” mes protestuesve dhe policisë, 23 të arrestuar14 October 2026
Benita: Kam reflektuar pas Big-ut, e kam pa që nuk duhet me i besu gjithkujt!25 September 2026
Yamal thyen rekordin e Raulit dhe arrin atë që asnjë lojtar nuk e bëri për 66 vjet30 September 2026