Nga Rajoni
10 September 2026
Takimi Malaj-Gjini: Në fokus zhvillimet politike, siguria dhe rruga euroatlantike e Kosovës

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, ka takuar sot kreun e partisë Aleanca, Ardian Gjini. 

Siç njoftoi Malaj në Facebook, në takim u bisedua për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe rrugën euro-atlantike të Kosovës. 

Njoftimi i plotë: 

Sot në Prishtinë zhvillova një takim me z. Ardian Gjini, Kryetar i Aleancës, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike e institucionale në Kosovë, me vëmendje të veçantë te procesi i ndërtimit dhe funksionalizimit të institucioneve.
Biseduam gjithashtu për sfidat e sigurisë, zhvillimet në rajon dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.
Në këtë kontekst, theksova se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe proceset e saj institucionale e euro-atlantike, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test30 August 2021
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës28 June 2021
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj infektohet me Covid-1928 July 2020