Nga Rajoni
11 September 2026
Mbyllet seanca pa konstituim të Kuvendit të Kosovës

Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit dhe pas kësaj PDK e lëshoi sallën.

Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës do të vendoset dhe do të njoftohen deputetët me kohë.

Kjo bëri që Haxhiu ta tejkalojë propozimin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.

I vetmi që arriti të zgjidhet në këtë pozitë, ishte Ardian Gola i VV me 101 vota.


 



Të ndryshme
Më shumë
Veteranët kroatë valëvitin flamujt e UÇK-së, shprehin falënderim ndaj shqiptarëve për mbështetje 8 August 2020
Kurti: Sapo të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re 8 October 2025
SHBA-të këtë javë i dërgojnë vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë19 August 2021