Nga Vendi
11 September 2026
VLEN: Rasti i Llaskarcës është dështimi i gjyqësorit

Partia VLEN pjesë e pushtetit sot ka reaguar kundër vendimit për lirimin e të burgosurve nga rasti Durmo Turs. Sipas VLEN besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë thonë ata.

Kumtesa e plotë:

Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund.

Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve.

Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë.

Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit.

Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero. 



Të ndryshme
Më shumë
Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit25 August 2021
Besar Durmishi: Çmimet në supermarkete do të mbeten fer dhe të kapshme për qytetarët11 March 2026
Dorëzohet në polici personi që sulmoi tri vajzat në Prishtinë 3 September 2021