Nga Rajoni
26 November 2021
EMRAT/ Masakra në Deçan, identifikohen 3 nga 4 nga viktimat e sulmit me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën, ku një autobus me fëmijë është qëlluar me armë zjarri në fshatin Gllogjan.

Sipas informacioneve paraprake flitet se të vdekur kanë mbetur 4 persona, shoferi i autobusit, fatorino dhe dy nxënës.

 

Personat e vdekur gjatë sulmit janë: Gani Gjokaj – shoferi, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj nxënësit. 

Personi i katërt ende nuk është identifikuar. 

Ndërkohë, disa persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

 “Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, - bën me dije Policia e Kosovës./syri.net



Të ndryshme
Më shumë
Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni26 July 2021
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi 10 January 2026
Shorti i fazës play-off për Botërorin 2026: Shqipëria pret rivalë të fortë, ja skenarët dhe kundërshtarët e mundshëm17 November 2025