Nga Vendi
12 September 2026
Mickoski: Himni shtetëror duhet të intonohet në të gjitha shkollat e vendit, pavarërisht strukturës etnike të popullsisë

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje që himni shtetëror të respektohet dhe të intonohet në shkollat e të gjitha komunave, pavarësisht nga struktura etnike e popullsisë.


Mickoski theksoi se mënyra e intonimit të himnit është e rregulluar qartë me Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk ekziston asnjë dilemë rreth statusit të tij, përcjell Pa Censurë.

“Unë bëj thirrje që të gjitha, absolutisht të gjitha komunat, pa dallim të dimensionit etnik, të respektojnë himnin shtetëror dhe ta intonojnë atë në shkolla”, tha kryeministri.

Ai shpjegoi se, në përputhje me dispozitat ligjore, himni shtetëror mund të intonohet me këndim ose me dëgjim.

Në lidhje me intonimin e himneve të shteteve të tjera, Mickoski tha se edhe kjo çështje është e rregulluar me ligj.

“Ka ligj që e rregullon këtë dhe sipas ligjit mund të intonohet himni i një shteti tjetër, nëse intonohet edhe himni shtetëror”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, nëse respektohen rregullat ligjore, nuk duhet të ketë asnjë problem me intonimin e himneve në shkolla. 



Të ndryshme
Më shumë
Në moshën 94 vjeçare e realizoj ëndrrën për të veshur një fustan nusërie, 70 vjet pasi ajo u martua23 July 2021
LSDM: “Ndalimi i Grubit ishte teatër politik për të mbuluar skandalet e qeverisë”23 February 2026
Turqia ndalon 209 persona në operacione kundër terrorizmit, opozita reagon23 June 2026