Nga Vendi
23 February 2026
LSDM: “Ndalimi i Grubit ishte teatër politik për të mbuluar skandalet e qeverisë”

Shkup – Partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër pas ndalimit të Artan Grubi në pikën kufitare “Ballcë”, duke e cilësuar ngjarjen si “teatër politik” dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen nga, siç thonë ata, skandalet e qeverisë.

Sipas LSDM-së, përmes rastit të Grubit, pushteti po tenton të zhvendosë fokusin e opinionit publik nga çështje të tjera serioze. Zëdhënësja e partisë, Bodanka Kuzesk, deklaroi se “secili që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet”, por shtoi se zhvillimet e fundit lënë hapësirë për dyshime mbi një marrëveshje të mundshme politike.

Ajo akuzoi se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po e “shpëton” Hristijan Mickoski, duke i ofruar, sipas saj, “gomë shpëtimi” përballë presionit publik. “Pas teatrit të sotëm në kufi, tashmë është e qartë se arratisja dhe rikthimi i Grubit janë pjesë e një marrëveshjeje politike”, theksoi Kuzesk.

Më tej, LSDM pretendon se me këtë rast po tentohet të mbulohet, siç e quajnë ata, “skandali më i madh me 5 tonë drogë”, për të cilin kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

Nga ana tjetër, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga VMRO-DPMNE apo BDI lidhur me akuzat e ngritura nga LSDM.



Të ndryshme
Më shumë
Umejra katërvjeçare shërohet nga leukemia, ra zilja “mirupafshim” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup21 October 2021
15 gjoba për ushqim të pasigurt pranë shkollave16 November 2025
Isa Mustafa: Është fatale që VV me Guxo brenda saj të mos e fitojnë asnjë komunë18 October 2021