Nga Vendi
12 September 2026
Aksident në Gostivar, një i vdekur dhe tre të lënduar

Më 11.09.2026 në orën 22:55 në Departamentin për Punë të Brendshme - Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra nga një objekt hotelier, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit motorik të udhëtarëve "Golf" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (34) nga fshati Çegran, në të cilin pasagjer ishte H.K. (28) nga Gostivari, dhe automjetit motorik të udhëtarëve "Golf" me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.N. (21) nga Tetova me pasagjer F.J. (21) nga Tetova.

Në aksident, nga ana e mjekut të Ndihmës Mjekësore Urgjente në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e drejtuesit të mjetit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku u janë konstatuar lëndime trupore.

Këqyrjen në vendngjarje e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut: Në 24 orët e fundit janë bërë 1545 testime dhe janë regjistruar 199 raste të reja covid11 July 2020
Një kauzë për qytetet tona: Ceacon starton nismën "100 drunj për 100 punëtorë" 4 July 2026
BE-ja dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor16 June 2021