Nga Rajoni
3 August 2020
Kryeministri Hoti infektohet me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri.

Në një postim në Facebook, Hoti tha se nuk ka simptoma, “përveç një kolle të lehtë”, duke shtuar se do të izolohet për dy javë.

Në Kosovë, edhe figura të tjera politike kanë njoftuar se janë të prekur nga sëmundja COVID-19. Ndër ta është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar të shtunën se është shëruar nga COVID-19, pasi në fillim të korrikut kishte njoftuar se ishte infektuar me koronaviurs.

Sipas të dhënave të fundit, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus. Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 47 mijë euro shpenzime rrugore për një deputet27 July 2020
Tre vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, Britania thirrje Serbisë: Radoiçiq dhe tjerët të sillen para drejtësisë24 September 2026
Adelina Tahiri si zonjë shtëpie22 September 2021