Nga Rajoni
24 September 2026
Tre vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, Britania thirrje Serbisë: Radoiçiq dhe tjerët të sillen para drejtësisë

Ambasada britanike në Kosovë në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë nga një grup i armatosur nga Serbia u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbahen përgjegjës, pa vonesa të mëtejshme, ndërsa rikujton se personat përgjegjës, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë.

Ambasada britanike në një postim në Facebook ka kujtuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij.

“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij. Nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe rikthimin e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vendosur drejtësinë.

Përgjegjësia mbetet thelbësore. Personat përgjegjës, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. I bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbahen përgjegjës, pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në Prishtinë.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës23 August 2021
Shahpaska: Ka vende të lira në çerdhe, nënat duhet të kthehen në punë28 September 2020
Xhesika Kadiu tregon arsyen e ndarjes nga Robert Berisha 2 September 2020