Nga Vendi
3 August 2020
Covid-19,3675 raste aktive në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme autoritetet shëndetësore në vend njoftuan për 4 viktima dhe 166 raste me Covid-19. Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar u regjistruan në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.

Ndërkaq u shëruan 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet më i prekuri me 170 raste aktive, komuna Aerodrom me 156,Gazi Baba me 139,Kisela Voda me 149, komuna Qendër me 120 aq sa ka edhe komuna e Karposhit, si dhe me 111 raste aktive është komuna e Shuto Orizares.

Ndërkaq në mbarë vendin numri i rasteve aktive është 3675. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga tjetër ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve se shazllonet nëpër plazhe shumë lehtë zëvendësohen me krevate në spital. Ai iu bëri thirrje qytetarëve ti respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëroi normalizim të punës së spitaleve në vend28 June 2020
Zaev: Bisedimet për BE-në nuk duhet të shndërrohen në bisedime me Bullgarinë25 June 2021
Zaev: Me energji të re, mundemi akoma më shumë dhe më mirë29 August 2020