Nga Rajoni
14 September 2026
Sali Berisha: 5,900 nxënës më pak në vetëm një vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, veçanërisht për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke iu uruar një vit të mbushur me dije, suksese dhe ëndrra të bukura.

Në urimin e tij për nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë, Berisha shprehet se “viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor. Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %”.

Ai e krahasoi këtë shifër me Bashkimin Europian, ku rënia ka qenë vetëm 0.2%.

“Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë”, shprehet kreu i PD-së.



Të ndryshme
Më shumë
Trump rrit tensionet me Iranin, paralajmërime të njëpasnjëshme për sulme dhe ultimatum 7 April 2026
Kompletohet përbërja qeveritare, afati i fundit ishte 2 shtatori23 August 2020
Adelina Tahiri me dukje unike, e veshur në të zeza26 September 2026