Nga Vendi
15 September 2026
BDI: Ministri i Drejtësisë i VLEN-it barazoi viktimën me agresorin, dëm i paprecedentë ndaj kauzës shqiptare

Nga BDI thonë se deklarata e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës së shqiptarëve.

"Barazimi i viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek drejtpërdrejt sakrificën e një populli të tërë dhe përpjekjen e tij për liri".

"Komunikatat e VLEN-it nuk mund ta mbulojnë këtë qëndrim. Kur një mendësi politike shfaqet kaq qartë përmes deklaratave të përfaqësuesve të vet, formulimet e mëvonshme nuk e zhbëjnë atë".

"Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë. Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon përgjegjësi të qartë politike", thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë 5 August 2021
Adelina publikon fotografi nga pushimet me bashkëshortin dhe djalin 28 August 2021
OBRM-PDUKM: Filipçe dhe Hasani të parashtrojnë dorëheqje në Kuvend13 September 2021