Nga Rajoni
15 September 2026
BIK me urdhër: Nga sot, flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të obligohen për vendosjen dhe ekspozimin e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e xhamive në Kosovë, përveç hapësirave të përcaktuara dhe të zakonshme ku vendosen flamujt.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Nga BIK-u, sipas vendimit, është kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të bëhet në të gjitha strukturat dhe institucionet që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Nuredini takon arkitektët në Tetovë: Nuk kam lejuar keqpërdorim të buxhetit, projektet në të mirë të qytetarëve 7 July 2020
Dolce publikon fotografi me të dashurin19 September 2026
Zaev: VMRO-ja do të na sjellë sherr me të gjithë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe do të presim me vite të tëra22 October 2021