Nga Bota
3 August 2020
Gjykata italiane anulon gjobat e karantinës: Janë të paligjshme

Një gjykatë në Frosinone, Itali vendosi se gjobat e vendosura gjatë karantinës Janë të paligjshme”.

Gjykata vendosi të anulojë masat e vendosura ndaj dy qytetarëve duke arsyetuar se gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për shkak të fatkeqësive natyrore apo aksioneve të lidhura me veprimtarinë e njeriut, siç e parashikon kodi i Mbrojtjes Civile.

Sipas tij këto dy raste nuk kanë lidhje me pandeminë botërore apo me një emergjencë sanitare.

Ky vendim pritet të hapë debat të madh në lidhje me këto sanksione të cilat janë kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut./GJURMA.COM/



Të ndryshme
Më shumë
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën - kush do ta udhëheqë tani Izraelin?28 October 2026
Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së të luftojnë korrupsionin 1 May 2025
Luana Vjollca gati për projektin e ri por jo në Top-Channel, zbulohet emri i gazetarit që do bashkëpunojë18 March 2022