Nga Vendi
1 May 2025
Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së të luftojnë korrupsionin

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Sibel Arslan dhe Joseph O’Reilly, pas kryerjes së monitorimit në vend, vlerësuan se Maqedonia është një shtet demokratik ku respektohen në përgjithësi liritë politike, të drejtat e lirisë së shoqërimit, tubimit dhe shprehjes, si dhe pluralizmi mediatik.

 

Megjithatë, ata theksojnë se ende ekziston një “nevojë urgjente” për të reformuar kuadrin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës.

“Maqedonia e Veriut është një vend multietnik, multikulturor dhe multikonfesional dhe mund të shërbejë si model për vendet e tjera në promovimin e kulturës dhe mentalitetit të “jetesës së bashku”. U bëjmë thirrje autoriteteve të vazhdojnë në këtë rrugë dhe të marrin masa të mëtejshme për të respektuar identitetin, të drejtat dhe nevojat e të gjitha grupeve etnike”, theksojnë Arslan dhe O’Reilly.

Ata vlerësojnë se, megjithëse është bërë njëfarë përparimi në vend në reformën e gjyqësorit, ende ekziston shqetësim për shkak të “akuzave të shumta për politizim të gjyqësorit dhe korrupsion të përhapur në të gjithë sektorin publik”, si dhe “mungesës së masave efektive për të luftuar këto fenomene”.

Në vlerësimin e tyre, Arslan dhe O’Reilly u bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të shtojnë përpjekjet e tyre për të adresuar këto fenomene, duke miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Noizy paralajmëron diçka të madhe në gusht, për çfarë bëhet fjalë?25 March 2022
“Motra jote më e mirë se ti”, Dojna Mema revoltohet pas komentit që mori: “Injorancë”14 September 2020
Analizë, 40 për qind e njerëzve me arsim të lartë në Maqedoni jetojnë dhe punojnë jashtë vendit! 1 March 2021