ShowBiz
16 September 2026
Ndryshimi i stilit të jetesës, Dj Bujaka: Më lodhi jeta e natës dhe abuzimi i tepërt me femrat...

Në emisionin “The Elite Way” me Elita Rudi, DJ Bujaka, ish-finalist i “Ferma VIP”, ka folur për përvojën e tij në fermë, jetën personale dhe familjen.

Gjatë intervistës, ai ka ndarë edhe detaje për marrëdhënien me bashkëshorten e tij.

Bujaka ka thënë se ajo nuk ishte si femrat e tjera që kishte njohur ndër vite. Ai ka treguar se në kohën kur e kishte njohur bashkëshorten, me të cilën tashmë ka edhe fëmijë, ishte në një periudhë kur dëshironte të largohej nga lidhjet e shumta dhe jeta e natës. 

Në këtë rrëfim, ai ka folur për ndryshimin e stilit të jetës dhe për periudhën kur vendosi t’i kushtonte më shumë rëndësi një jete më të qetë dhe familjes.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Prindërit kërkojnë që mësimi të bëhet me prezencë fizike11 August 2020
Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi 1 December 2025
66-vjeçari gjendet i pajetë në automjet në Korçë, familjari: Shqetësimi kryesor ishte legalizimi i banesës21 July 2026