Nga Rajoni
16 September 2026
​Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

Besoj se vendimi do të jetë lirues, tha Altini, djali i Jakup Krasniqit, duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku pritet sot vendimi për ish krerët e UÇK-së.

Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen nga akuzat në Hagë dhe do të kthehen të lirë në Kosovë.

Sipas tij, pavarësisht vendimi ai dhe populli shqiptar janë krenar me ish krerët e UCK-së dhe luftën e tyre.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve...Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Shkopi i Fifit, ish-banorja e famshme REAGON: Mos u tallni, e kam përjetuar vet26 October 2021
E hodhi 13 vjeçaren shqiptare nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin e Aurora Tilës10 September 2026
Enca: Sot do të pranoj të gjitha propozimet për martesë 6 September 2021