Nga Vendi
16 September 2026
Sela: Ish-krerët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe i dhanë vlerën më sublime që quhet liri

Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së.

Sela në një postim në Facebook shkruan se ish-krerët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri.

"Ata mbrojtën jetën, i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri. Ndërtuan shtetin për të mbrojtur lirinë e të drejtës për jetë. Sakrifica e tyre është për jetën, lirinë dhe shtetin e lirë të Kosovës. Sot kur drejtësia dështoj si në shumë raste nga e kaluara jonë e hidhur si popull, me pafuqinë e një populli të vogël në numër e me madhështinë e pashoq në guxim, dinjitet, njerëzi e mbijetesë, mllefin (me të drejtë), ta shndërrojmë në gjykim!".

"Sakrifica e tyre ishte jeta, liria, Kosova shtet sovran e i pavarur. E njejtë është edhe sot, respektojeni atë, qetë me durim sepse fjala e fundit akoma s'është thënë!", ka shkruar Sela.



Të ndryshme
Më shumë
BDI denoncon: 14 punësime të reja në Arkivin Shtetëror – asnjë shqiptar mes tyre16 May 2025
Ada e Përputhen i jep ‘flakë’ rrjetit18 October 2021
Rashiti: Kosova në krizë të rëndë politike, përgjegjësia kryesore i takon fituesit të zgjedhjeve 7 August 2026