Nga Bota
15 June 2021
Rusia s’pret ndonjë marrëveshje mes Bidenit e Putinit në Zvicër

Një ndihmës i Kremlinit tha se takimi mes presidentëve Joe Biden e Vladimir Putin në Gjenevë të mërkurën zor se do të prodhojë ndonjë marrëveshje konkrete, por se bisedimet do të jenë të dobishme.

Liderët e dy superfuqive botërore do të takohen për herë të parë mes vete prej kohës kur Joe Biden u bë shef i Shtëpisë së Bardhë në janar. Raportet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët në vjetët e fundit.

Këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, tha se në agjendën e diskutimeve mes presidentëve do të jenë stabiliteti bërthamor, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike dhe fati i amerikanëve dhe rusëve që janë burgosur nga autoritetet përkatëse të këtyre vendeve.

“Nuk jam i sigurt që do të arrihet ndonjë marrëveshje. E shikoj këtë takim me optimizëm praktik”, tha Ushakov, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Presidenti amerikan tha në mars se beson që homologu i tij rus është vrasës. Putini reagoi ndaj këtyre komenteve, duke thënë se njerëzit kanë prirje që t’i shohin të tjerët ashtu si janë vetë.

Joe Biden gjithashtu e ka akuzuar Rusinë për sjellje të papranueshme për disa çështje, përfshirë sulmet kibernetike dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e vendeve tjera. Në prill, presidenti amerikan propozoi një samit me Putinin për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet.



Të ndryshme
Më shumë
Për Kërçovën Fatmir Dehari merr mbështetje nga dega dhe Ali Ahmeti27 August 2021
Zelensky zbulon detaje nga telefonata me Trump, negociatat për paqe pritet të rifillojnë në mars25 February 2026
“Hiq viq”, nisma kundër asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi 7 July 2021