Nga Rajoni
17 September 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Syla përmes një konference për media tha se si OVL e UÇK-së shprehin indinjatën e tyre për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shprehim indinjatën tonë të thëllë për vendimin ndaj krerëve të UÇK-psë. UÇK nuk ishte kurrë ndërmarrje krimianle por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare...OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00 në sheshin 'Skënderbeu' ”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.

"Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona në këtë drejtim...", u shpreh ai.

Syla gjatë fjalë së tij theksoi se: "Sot në orën 16:30 do të bëjmë prezantimin e platformës dhe do t’i bashkëngjitemi studentëve që janë në shesh". 



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria nis sonte aventurën e re në Ligën e Kombeve, Bjellorusia pengesa e parë26 September 2026
Egli Tako na prezanton me dhuratat që pranoi për ditëlindje15 September 2026
Mbrëmë në të njëjtin vend por asnjë foto së bashku, çfarë po ndodh mes Pm, Dagz dhe Donaldit?12 March 2022