ShowBiz
17 September 2026
Luiz Ejlli: Historia e një populli nuk mbyllet me një seancë gjyqësore

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Instastory, Ejlli është shprehur se procesi gjyqësor nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, duke iu referuar mundësisë së apelimit.

“Sot foli gjykata, nesër do të flasë apeli. Por mbi të dyja qëndron diçka që nuk gjykohet në asnjë sallë gjyqi: HISTORIA!”, shkroi këngëtari.

Ejlli theksoi se respekton drejtësinë dhe institucionet, ndërsa shprehu besimin se procesi juridik do të vijojë në shkallët e tjera.

“Shpresa mbetet tek Apeli. Kosova nuk është vetëm një vendim, UÇK-ja nuk është vetëm një dosje dhe historia e një populli nuk mbyllet me një seancë gjyqësor”, vijon reagimi i tij.

Në fund të postimit, këngëtari e mbyll mesazhin duke iu referuar rolit të historisë dhe kohës në vlerësimin e ngjarjeve.

“Një gjykatë jep një vendim, apeli jep një tjetër mundësi, por vetëm historia jep fjalën e fundit. Le të flasë ligji, le të flasë e vërteta, le të flasë historia”, shkruan Ejlli.



Të ndryshme
Më shumë
Shkurte Fejza thurr disa vargje që falin emocione drejtuar mërgimtarëve26 July 2021
Nëna e Gigi Hadid e akuzoi për goditje, Zayn Malik flet hapur për të29 October 2021
Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare26 November 2021