ShowBiz
18 September 2026
“Ishalla na realizohet…”, Iliriana surprizon Adrin për ditëlindje

Pas një sezoni të ngarkuar veror me dasma e koncerte, çifti i njohur i estradës, Adri dhe Iliriana, kanë udhëtuar drejt Arabisë për të shijuar disa ditë të merituara pushimi.

Ky udhëtim ka marrë një domethënie akoma më të veçantë sot, pasi Adri feston sot ditëlindjen e tij.

Me këtë rast special, Iliriana ka menduar ta befasojë partnerin e saj me një surprizë romantike gjatë pushimeve.

Advertisement

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video nga ky moment i ëmbël, ku shihet duke festuar me Adrin dhe duke i shprehur urimet e saj më të ngrohta.

Përveç pamjeve të bukura, vëmendjen e ndjekësve e mori një deklaratë e veçantë e Ilirianës gjatë videos.

“Ishalla na realizohet ajo pjesa e fundit e letrës që ma ke shkruar”, i thotë ajo Adrit, duke iu referuar letrës që ai ia kishte dedikuar si surprizë më parë në ditëlindjen e saj.

Urime Adri!



Të ndryshme
Më shumë
Familja që habiti botën, vdes babai i 89 fëmijëve16 June 2021
Përplasje diplomatike Itali–Rusi pas deklaratave fyese ndaj Melonit22 April 2026
Dikur modelja më e bukur në Kosovë, kështu duket sot Zana Krasniqi21 October 2026