Nga Rajoni
18 September 2026
Gucati thirrje Kurtit: Shkarkoje Donika Gërvallën, dorëzoi dokumente në Hagë

Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga Albin Kurti që të largojë nga Qeveria, Donika Gërvallën, duke thënë se ajo po heshtë dhe se ka dorëzuar dokumente në Hagë.

Gucati ka thënë se edhe Liburn Aliu ka folur në Kuvendin e Kosovës.

“Ne e dimë që Gërvalla ka dorëzuar dokumente në Hagë. Ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në Kuvendin e Kosovës. I kërkojmë Kurtit që nga sot që t’i përjashtojë nga Qeveria. Të mos i lejojë në Qeveri njerëz që bashkëpunojnë me armikun”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë se që Kurti duhet ta heq Gërvallën nga institucionet e vendit.

“S’na vyn një njeri në institucione. Kërkojmë dorëheqjen e saj”, ka shtuar tutje ai



Të ndryshme
Më shumë
Robert Ndrenika nderohet me dokumentar dhe titull mirënjohjeje në Tiranë 1 June 2026
Katër vjet nga aksidenti fatal i “Besa trans” në Bullgari, me 45 të vdekur23 November 2025
Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit 9 June 2021