ShowBiz
19 September 2026
I komentojnë Fifit në gjuhën serbe, Adisi u përgjigjet komentuesve

Partneri i këngëtares Fifi, Adis Patushi, ka reaguar publikisht ndaj komenteve fyese dhe provokuese që janë bërë ndaj artistes në rrjetet sociale.

Reagimi i tij vjen pak kohë pasi Fifi shprehu publikisht mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u përballën me procese gjyqësore në Hagë.

Përmes një postimi në InstaStory, Adisi ka publikuar një pamje nga komentet në rrjetet sociale, ku shihen mesazhe dhe fyerje në gjuhën serbo-kroate.

I revoltuar nga komentet, ai iu është përgjigjur drejtpërdrejt komentuesve me një mesazh të prerë: “Ju Serbve ju qr…. Sidomos ju qe komentoni”.

Reagimi i Adisit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke shfaqur mbështetjen e tij ndaj Fifit përballë komenteve negative. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Veteranëve të UÇK-së u njihet e drejta për të dy pensionet, vendos Gjykata Supreme 7 July 2026
HISTORIKE/ Tërmet 8 ballë Bayerni turpëron Barcelonën në Champions League 15 August 2020
MSH Maqedoni: Prej sot nis vaksinimi në ambientet e sallës “Boris Trajkovski”26 August 2021