Nga Rajoni
20 September 2026
Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund romancës pas gati një dekade së bashku!

Një prej çifteve më të njohura të showbiz-it ndërkombëtar i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. J Balvin dhe modelja argjentinase Valentina Ferrer janë ndarë pas gati një dekade së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ferrer përmes një postimi në rrjetet sociale, ku konfirmoi se ajo dhe këngëtari kolumbian, emri i vërtetë i të cilit është José, kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara.

“Pas kaq shumë vitesh dhe momentesh të rëndësishme të ndara bashkë, José dhe unë kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara”, shkroi modelja.

Ajo theksoi se vendimi është marrë me respekt dhe dashuri, ndërsa prioriteti i të dyve do të mbetet djali i tyre, Río.



Të ndryshme
Më shumë
Pas publikimit të videove, mësohet se çka u gjet në vilën e Adrian Hilës 2 October 2026
Afrim Muqiqi i lumtur përkrah bashkëshortes dhe djalit të tij30 September 2026
Dorëheqja e Sulejmanit trondit Aleancën për Shqiptarët – VLEN: Taravari po mbetet i vetmuar në prehrin e Ahmetit19 May 2025