Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë asaj dhe familjes së saj pas ndarjes nga jeta të babait të saj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ismajli ka shprehur mirënjohjen për ngushëllimet, mbështetjen dhe dashurinë e treguar në ditët e vështira për familjen, shkruan Indeksonline.
“Mbështetja dhe fjalët tuaja na dhanë forcë e ngrohtësi”, ka shkruar këngëtarja, duke i falënderuar të gjithë nga zemra për përkrahjen.
Ajo ka përmbyllur mesazhin e saj me një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e mbështetën familjen në këtë periudhë zie.
