Nga Rajoni
5 August 2020
Moti i keq, dy të mbytur dhe një i zhdukur në Shqipëri

Dy persona raportohet të kenë humbur jetën, ndërsa dyshohet edhe për një të tretë, për shkak të motit të keq në Himarë, raporton A2cnn.

Autoritetet raportojnë për dy të konfirmuar të mbytur, një burrë dhe të birin, ndërsa gruaja e tij nuk është gjetur akoma nga skuadra e shpëtimit dhe dyshohet se është gjithashtu e mbytur. Ata janë dërguar drejt spitalit të Vlorës në gjendje të rëndë por nuk kanë mbijetuar.

Era e fortë dhe reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të vështirë në qytetin e Himarës. Pushuesit e shumtë kanë boshatisur plazhet, pasi era e fortë me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, shoqëruar me reshje, ka shkulur edhe çadrat e plazheve. Edhe deti është mjaft i dallgëzuar. Kapitaneria e Vlorës ka njoftuar bllokimin e daljes në det të mjeteve të vogla lundruese.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë prekur thuajse të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Durrësi, Vlora, Shëngjini dhe Velipoja gjithashtu janë zgjuar nën pushtetin e shiut. Ndërkohë reshjet kanë prekur edhe zonën e Kukësit, kanë krijuar probleme kryesisht në qarkullimin e mjeteve. Situata me reshje ka ndihmuar veçanërisht zonat ku prej disa ditësh ishin aktive vatrat e zjarreve, duke i shuar ato.



Të ndryshme
Më shumë
Askush nuk e beson që është 70 vjeçe, Kris Jenner zbulon sekretin që fshihet pas pamjes së saj rinore22 September 2026
“Lejohet të rrahësh gruan”/Kod i ri penal në Afganistan legjitimon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, thonë kritikët18 February 2026
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale 6 November 2025