Nga Bota
18 February 2026
“Lejohet të rrahësh gruan”/Kod i ri penal në Afganistan legjitimon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, thonë kritikët

Kabul – Talibanët kanë miratuar një kod të ri penal që ndryshon mënyrën e ndëshkimit për dhunën në familje, duke lejuar në praktikë përdorimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sipas ligjit, dhuna konsiderohet krim vetëm kur shkaktohet dëmtim i rëndë fizik, si fraktura, dhe dënimi maksimal është 15 ditë burg.

Kodi i ri penal kushtëzon ndjekjen penale nga fakti që gruaja duhet të provojë dhunën në gjykatë, ndërsa ligji i ndalon grave të dalin nga shtëpia pa lejen e burrit ose babait dhe dënon ekspozimin e trupit në publik. Për vizita familjare pa leje të bashkëshortit, gruaja mund të përballet me deri në tre muaj burg.

Ky zhvillim nxjerr në pah kufizimet ekstreme ndaj grave në Afganistan, ku shkollimi dhe liria e lëvizjes janë të ndaluara që nga marrja e pushtetit nga Talibanët dhe zbatimi i sheriatit si ligj kryesor.



Të ndryshme
Më shumë
Arben Taravari dorëzon dorëheqjen nga posti i Ministrit të Shëndetësisë15 May 2025
Prindërit e familjarëve të rastit të Koçanit publikuan kërcënimet që marrin, MPB kërkon t’ua dërgojnë me email18 June 2025
LSDM akuzon për vonesa në ekstradimin e Gruevskit, fokus tek Ministria e Drejtësisë 3 May 2026