Nga Vendi
19 November 2025
Sot nis gjykimi për tragjedinë në Koçan

Gjykimi për tragjedinë në diskotekën Puls në Koçani, në të cilën humbën jetën 63 persona dhe u lënduan rreth 200 të tjerë, fillon sot. Seanca e parë dëgjimore është caktuar për në orën 9:30 të mëngjesit në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës, me masa të përforcuara sigurie dhe praninë e një ekipi mjekësor.

Çështja përfshin 38 të pandehur – 35 individë dhe tre persona juridikë, dhe procedura do të zhvillohet me një ritëm prej dy seancash dëgjimore në javë. Gjykata u bën thirrje mediave për raportim dinjitoz pa sensacionalizëm, me respekt për viktimat dhe familjet e tyre.

Gjykimi do të drejtohet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, dhe prokuroria do të përfaqësohet nga një ekip i zgjeruar prej 15 prokurorësh publikë, me qëllim sigurimin e një procedure efikase dhe të drejtë.
Aktakuza mbulon krime të rënda kundër sigurisë publike, duke përfshirë mangësi serioze në organizimin e sigurisë së objektit.
Midis të pandehurve janë pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, kryetarë komunash, roje sigurie dhe nëpunës civilë.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes në Kuvend, Talat Xhaferi kthen kërkesën14 September 2021
Milaim Zeka 'shpërthen' ndaj Adrian Hilës: Maniak, njeriu që është ndjerë më i poshtëruar dhe më i fyer është gruaja e tij 1 October 2026
Luiz Ejlli: Historia e një populli nuk mbyllet me një seancë gjyqësore17 September 2026