ShowBiz
22 September 2026
Jonida pranon lidhjen me Alession

Pas të dyzetave, jeta merr një tjetër dimension për Jonida Maliqin.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, këngëtarja e njohur ndau një reflektim të thellë mbi moshën dhe përvojat personale, duke treguar se kjo fazë e ka mësuar të dojë më shumë veten dhe të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve. Sipas saj, ky ndryshim vjen natyrshëm pasi jeta të ka rrëzuar e ke kuptuar çfarë është vërtet e vlefshme, ndaj sot zgjedh t’ia dhurojë energjinë vetëm njerëzve që e meritojnë.

Kjo filozofi e re reflektohet edhe në mënyrën se si ajo po e menaxhon jetën e saj private dhe romancën me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, Alessio Alia.

Edhe pse pranon pa turp dashurinë për partnerin, Jonida preferon të ruajë diskrecionin dhe të shmangë deklaratat e mëdha publike, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre nga abuzimi mediatik e titujt sensacionalë.

Ajo theksoi se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, dhe se sot është e rëndësishme të jenë në një status të qartë.

Sa i përket sfidave të një marrëdhënieje në distancë, Jonida nuk e fshehu se ajo sjell si momente të bukura ribashkimi, ashtu edhe periudha mosbesimi apo distance.

Megjithatë, peshën kryesore e mban ndjenja pozitive që kjo lidhje i dhuron. “Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1,000 në 1,400 euro, Mali i Zi rrit pagën minimale! Ministri: Do të qarkullojnë deri në 1 miliard euro shtesë 2 October 2026
ASH: Institucionet gjyqësore vazhdojnë të jenë të politizuara29 June 2020
Rritja e numrit të të infektuarve, në Beograd shpallet gjendje e jashtëzakonshme 3 July 2020