ShowBiz
24 September 2026
Fotografia e Cllevios nga spitali shqetëson fansat, përballet me probleme shëndetësore

Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, ka shqetësuar ndjekësit pas një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, reperi kishte paralajmëruar se do të largohej nga rrjetet sociale dhe se do të distancohej nga jeta publike, duke u shprehur se nuk dëshironte të kishte njerëz pranë vetes.

Ndërkohë, në një faqe të menaxhuar nga fansat e tij është publikuar një fotografi ku Cllevio shihet në ambientet e një spitali.

Nuk dihet ende se për çfarë problemi shëndetësor po trajtohet reperi apo nëse fotografia është e ditëve të fundit.

Postimi ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe i kanë uruar Cllevios shërim të shpejtë.

Deri tani, vetë reperi nuk ka dhënë një reagim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mbetet për t'u parë në vazhdim se me çfarë po përballet Cllevio, e si do ta ketë gjendjen.



Të ndryshme
Më shumë
Ish-zyrtari i policisë dënohet me 5 vjet burg për grabitjen e argjendarisë në Gostivar28 July 2026
Bekim Sali takon Alain Berset, konfirmohet mbështetja e Këshillit të Evropës për reformat në Maqedoninë e Veriut 8 May 2026
Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve11 September 2026