Nga Bota
24 September 2026
Pse benzina mund të shtrenjtohet edhe më shumë në Zvicër

Çmimet e karburanteve në Zvicër mund të përballen me një tjetër rritje. Nafta aktualisht kushton mesatarisht rreth 2.46 franga për litër, ndërsa edhe benzina mund të shtrenjtohet më tej për shkak të ndryshimeve në prodhimin e rafinerive, përcjell albinfo.ch.

Sipas një raporti të Goldman Sachs, të cituar nga Bloomberg, rafineritë mund të orientohen gjithnjë e më shumë drejt prodhimit të naftës, pasi marzhet e fitimit janë aktualisht më të larta se tek benzina.

Kjo mund të sjellë ulje të kapacitetit për prodhimin e benzinës dhe, rrjedhimisht, një furnizim më të kufizuar në treg. Goldman Sachs parashikon se kjo situatë mund të ndikojë në çmimet e benzinës deri në vitin 2027.

Ndërkohë, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2026, nga rreth 60 dollarë në afër 100 dollarë për fuçi. Rritja ka zgjeruar edhe diferencën mes kostos së naftës së papërpunuar dhe çmimeve të produkteve të rafinuara.

Aktualisht, një litër benzinë pa plumb 95 kushton mesatarisht rreth 2.14 franga në Zvicër. Nëse rafineritë vazhdojnë të reduktojnë prodhimin e benzinës për t’iu përshtatur kërkesës më fitimprurëse për naftë, presioni mbi çmimet në pompa mund të rritet më tej. /Albinfo.ch/



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale, BDI brenda javës do të shqyrtoj të gjitha situatat 2 May 2025
Merkel: Merreni seriozisht koronavirusin, rreziku ende s’ka kaluar27 June 2020
Simovski: Regjistrimi po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar, dje janë regjistruar mbi 93 mijë persona14 September 2021