Nga Vendi
9 September 2026
Shkaktoi zjarr në fshatin Gajre, policia arreston një person nga rrethina e Tetovës

SPB Tetovë njofton se dje (08.09.2026) në orën 09:30, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Kodra e Diellit, kanë privuar nga liria personin R.S. (55) nga fshati Gajre.

Sipas denoncimit, në vendin e quajtur "Mali Zeska" nën fshatin Gajre, derisa po pastronte pronën e tij nga bari i thatë dhe shkurret, ka ndezur zjarr, me ç'rast zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe.


"Zjarri është fikur nga një ekip i Njësisë Territorial të Zjarrfikësve Tetovë dhe punonjës të Ekonomisë së Pyjeve, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm"", thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit27 September 2026
Maqedoni, numri i hospitalizimeve tejkaloi shifrën prej 1000 – virusi nuk zgjedh moshë31 August 2021
Haradinaj ngushëllon Ilir Metën për humbjen e të atit, Rexhep Meta 1 June 2026