Nga Rajoni
25 September 2026
Itali, 51-vjeçari shqiptar vdes pasi ra në gropën e ashensorit derisa po punonte

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Viktima është identifikuar si Altin Kokici.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet i pajetë në orët e vota të natës midis të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi në Padova. Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë ku po zhvilloheshin punime. Ai mësohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Trupi u zbulua pasi anëtarët e familjes dhanë alarmin se s’po komunikonin dot me të. Falë telefonave të tyre, ata mundën të shihnin se ai nuk ishte zhvendosur nga kantieri i ndërtimit.

Burri nuk ishte dëgjuar që nga fillimi i pasdites dhe furgoni i tij ishte parkuar jo shumë larg ndërtesës me bagazhin ende të hapur. Pasi hynë brenda, oficerët i telefonuan celularit të 51-vjeçarit, duke arritur te boshti i ashensorit dhe duke e gjetur burrin të pajetë. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e aksidentit. /EuronewsAlbania/

 



Të ndryshme
Më shumë
Roza Lati nuk përmbahet gjatë debatit në Big Brother VIP Albania, shan dhe përdor fjalë banale16 January 2024
Elbasani feston natën e verës me mijëra njerëz13 March 2026
Merko: Nuk e kam dëmtuar Buxhetin e Komunës, akuzat ndaj meje janë farsë politike30 July 2021