Nga Vendi
25 September 2026
Arbër Ademi tregon kush tenton t’i rikthejë çështjet e Hagës në Maqedoni

Sekretari i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “N’Dritë” tha se në Gjykatën Kushtetuese tanimë dy vite është lënda për rikthimin e çështjeve të Hagës për luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Sipas Ademit, parashtrues i iniciativës është Pavle Trajanov, partner i VLEN-it në Qeveri.

“Ka qarqe të caktuara që janë në qeveri, që janë partnerë të VLEN-it… Pavle Trajanovi para dy viteve, ne e dimë. Në qoftë se s’ka informacion zotëri Qoku, unë kam informacion”.

“Dhe po ju them që është në Gjykatën Kushtetuese, madje në qoftë se dëshironi ta dini ka përgatitur edhe referatin për këtë çështje. Por unë e di se këta janë pa takat aty ku janë në qeveri, nuk janë të informuar për asgjë, s’dinë asgjë, s’i pyet askush”, tha Ademi.



Të ndryshme
Më shumë
Më shumë se 2000 viktima në Francë nga temperaturat ekstreme, vala e nxehtësisë përfshin Evropën dhe rrit alarmin shëndetësor 3 July 2026
“Shumë fëlliqësira qenka në këtë industri”, reperi i njohur reagon ndaj Encës për klipin e ri30 June 2021
Një pankartë që preku zemrat: “Jam këtu për fëmijët neurodivergjentë”15 June 2026