ShowBiz
25 September 2026
Merr fund çdo gjë! Aktorja e njohur fshin çdo postim me bashkëshortin

Procesi i divorcit mes aktores Deniz Baysal dhe muzikantit Barış Yurtçu, të cilët u martuan në vitin 2019, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së medias. Një zhvillim i ri ka ndodhur lidhur me çiftin që ka hyrë në një proces divorci me kontestim: Deniz Baysal ka hequr mbiemrin e bashkëshortit nga llogaria e saj në rrjetet sociale dhe ka fshirë të gjitha fotot e tyre të përbashkëta.

Mësohet se Deniz Baysal i është drejtuar Gjykatës së Stambollit për të hapur padinë e divorcit. Sipas pretendimeve, aktorja kërkon t’i japë fund martesës me arsyetimin e tronditjes së thellë të bashkëjetesës martesore, mospërputhjes së mendimeve dhe mungesës së vëmendjes. Pretendohet gjithashtu se çifti jetonte i ndarë prej disa kohësh dhe, për shkak të pamundësisë për të arritur një marrëveshje, procesi është kthyer në një divorc me kontestim.

Ky veprim nga ana e Baysal u komentua nga ndjekësit në rrjetet sociale si “një hap i ri drejt ndarjes përfundimtare”.



Të ndryshme
Më shumë
Danillovski: Pritet rritje e infektimeve me coronavirus 8 July 2021
Zyrtare, zbulohet data e nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”23 October 2026
OVL e UÇK-së reagon ndaj Prokurorisë së Specializuar: Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme 10 September 2026