Nga Vendi
26 September 2026
U përfol rikthimi i tij në BDI, reagon Izet Mexhiti

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka komentuar spekulimet për rikthimin e tij të mundshëm në Bashkimin Demokratik për Integrim,.

Mexhiti, i cili aktualisht është në SHBA thotë se do të vazhdojë kauzën që ka nisur me VLEN.

Ai deklaratat nga BDI i ka quajtur kalkulime që nuk ndikojnë tek kauza e tij.

“Të dashur bashkëudhëtarë të rrugëtimit tonë, Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur. Kur kemi vendosur, unë dhe Ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona! Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë. Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët. Rrini rahat! Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!”, ka shkruar Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Putini: Perëndimi po i mëson fëmijët se mund ta ndërrojnë gjininë, kjo i afrohet krimeve kundër njerëzimit22 October 2021
Latifi: Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ka bindur një shtet të madh ta tërheqë njohjen e Kosovës30 July 2021
Sulmii i Berishës ndaj Gonzatos, ambasadorët e BE-së dalin në mbrojtje të diplomatit europian10 May 2026