ShowBiz
27 September 2026
Kriza kishte nisur që në gusht, dalin detaje të reja për ndarjen e Klodit dhe Elijonës

Ditët e fundit, si Klodi ashtu edhe Elijona kanë reaguar publikisht pas ndarjes së tyre.

Elijona konfirmoi se lidhja ka përfunduar, ndërsa Klodi mohoi se shkak i ndarjes ka qenë tradhtia, pa dhënë detaje të tjera rreth arsyes së vërtetë të përfundimit të marrëdhënies.

Sipas Prive By LS, kriza mes tyre kishte nisur që në muajin gusht.

Burime pranë situatës bëjnë me dije se vendimi për t’i dhënë fund lidhjes ka ardhur nga ana e Elijonës, pas disa rrethanave që, sipas tyre, mund të kenë qenë të vështira për t’u kapërcyer.

Megjithatë, arsyeja konkrete e ndarjes nuk është bërë publike.

As Klodi dhe as Elijona nuk kanë zgjedhur të tregojnë se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa burimet thonë se ndarja nuk po përjetohet lehtë nga asnjëri prej tyre.

Si Klodi, ashtu edhe Elijona po e kalojnë këtë periudhë me vështirësi emocionale dhe, të paktën për momentin, të dy duket se kanë zgjedhur t’i mbajnë për vete detajet e historisë së tyre. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski kritikon gjyqtarët pas reagimit të Jankulloskës për procesin në Strasburg24 November 2025
Qeveria për Koçanin: Është betejë e përbashkët, të prekurit nga tragjedia nuk duhet të ndjehen të vetëm10 June 2025
Parandalohet kontrabandë në kufirin Kosovë–Maqedoni e Veriut, arrestohet një person23 April 2026