ShowBiz
27 September 2026
Ndryshimet në "Portokalli", rikthehet Agron Llakaj, largohet Salsano Rrapi

Rikthimi i Agron Llakajt pas disa vitesh në drejtimin e “Portokalli” ishte një nga surprizat e sezonit të ri televiziv.

Megjithatë, riorganizimi i formatit duket se ka sjellë edhe ndryshime të tjera, përfshirë largimin e Salsano Rrapit nga disa prej angazhimeve të tij.

Salsano, i cili për vite me radhë ka qenë një nga figurat kryesore të “Portokalli”, mungoi në promon e sezonit të ri. Por ndryshimet nuk janë ndalur vetëm te spektakli.

Sipas burimeve të Prive by LS, Salsano nuk ka pranuar të vazhdojë angazhimin e tij në Top Albania Radio, ku së bashku me Elona Duron drejtonte emisionin “Ndryshe”.

Burimet bëjnë me dije se vendimi vjen në një periudhë riorganizimesh dhe ndryshimesh në angazhimet e tij.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë në krah të Elonës në sezonin e ri të “Ndryshe”, ndërsa largimi i Salsanos i shton një tjetër zhvillim të rëndësishëm sezonit të ri.



Të ndryshme
Më shumë
Sot nis gjykimi për tragjedinë në Koçan19 November 2025
Bie rivaliteti mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe19 August 2021
Kasami cakton Albi Qamilin për zëvendëskryetar të komunës së Tetovës24 November 2025