Nga Rajoni
21 July 2026
Ilir Meta çon në gjykatë vendimin për mbylljen e hetimeve ndaj punonjësve të paraburgimit 313

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mbylljen e verifikimeve ndaj punonjësve të paraburgimit 313. Meta kishte pretenduar në kallëzimin e tij për shpërdorim detyre, duke ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të tij gjatë qëndrimit në paraburgim dhe për pengimin e komunikimit. Pas verifikimeve, prokuroria vendosi të mos nisë procedim penal dhe e mbylli çështjen. Meta kërkon që gjykata ta rrëzojë këtë vendim dhe të urdhërojë vijimin e hetimeve. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Sahiu, e cila do të vendosë nëse hetimet do të rihapen apo vendimi i prokurorisë do të mbetet në fuqi.



Të ndryshme
Më shumë
Sot votojnë personat e sëmurë, të burgosurit dhe ata që janë në arrest shtëpiak 1 November 2025
Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur28 October 2026
Dëshironi të humbni peshë deri në verë? Përfshini këto ushqime në dietën tuaj30 April 2025