Nga Bota
27 September 2026
Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë

Këshilli i Shteteve ka refuzuar iniciativën që synonte t’u mundësonte të huajve të aplikonin për shtetësi zvicerane pas vetëm pesë vjetësh qëndrimi

Marrja e shtetësisë zvicerane do të vazhdojë të jetë ndër proceset më të vështira në Evropë, pasi Këshilli i Shteteve ka kundërshtuar një iniciativë që kërkonte lehtësimin e kushteve të natyralizimit, transmeton albinfo.ch.

Senatorët votuan me 34 vota kundër dhe 9 pro iniciativës “Për një të drejtë moderne të shtetësisë”, pa paraqitur ndonjë kundërpropozim. Më herët, iniciativa ishte refuzuar edhe nga Këshilli Kombëtar.

Aktualisht, të huajt duhet të kenë jetuar në Zvicër për të paktën 10 vjet për të aplikuar për shtetësi, përfshirë tri vjet gjatë pesë viteve para aplikimit. Propozimi synonte ta përgjysmonte këtë periudhë në pesë vjet.

Mbështetësit argumentojnë se rregullat aktuale lënë më shumë se një të katërtën e popullsisë pa të drejta politike, pavarësisht punës, pagesës së taksave dhe integrimit të tyre në shoqëri.

Megjithatë, çështja nuk përfundon me vendimin e Parlamentit. Duke qenë se bëhet fjalë për një iniciativë popullore, propozimi do t’i nënshtrohet votimit në nivel kombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Alstory / Çejku: Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi disa herë shpalljen time non grata29 June 2025
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale 6 November 2025
LSM flet për protestën e nesërme: Kur sindikalistët mbështesin politikat qeveritare, kjo është gjithmonë në dëm të punëtorëve30 April 2025