Nga Vendi
28 September 2026
Pasi Maqedonia e vendosi në "stop-listë", Azgan Haklaj takon ambasadorin, Denion Meidani

Azgan Haklaj ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Denion Meidani, i cili është emëruar së fundmi ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Përmes një postimi publik, Haklaj njoftoi se së bashku me Ferdinand Samarxhiun e kanë falënderuar Meidanin për angazhimin dhe komunikimin e vazhdueshëm pas vendimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendosjen e tij në të ashtuquajturën “stop-listë”, me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë publike kombëtare në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas Haklajt, ambasadori Meidani është zotuar se do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të kërkojë drejtësi edhe në të ardhmen.

“Ambasadori do të vazhdojë të ngrejë zërin si përherë dhe të kërkojë drejtësi”, shkruan Haklaj në reagimin e tij. 



Të ndryshme
Më shumë
Takim në Prishtinë, Lëvizja Arbëria uron Kryetaren e Kuvendit për detyrën e re16 March 2026
Kejvina “kall” fansat në bikine30 June 2021
Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut dënojnë sulmin në Kabul: Jemi të gatshme të kundërvihemi27 August 2021