Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06 % në raport me vendimin e datës 21.9.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 4,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,196 den/kg dhe tani do të jetë 49,882 den/kg.
Në vendimin e KRrE-së është zbatuar vendimi i Qeverisë për shumën e ulur të TVSh-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-EV) në shumë prej 10% dhe vendimi për shumën e ulur të akcizës prej 4,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe për EURODIZELIN (D-Е V).
Nga data 29.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: