ShowBiz
28 September 2026
Besa Kokëdhima merr pjesë në protestën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Prej disa ditësh, në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës e jashtë saj po zhvillohen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e pjesëmarrësve në protestën e fundit në Prishtinë ishte edhe këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima.

Prania e saj në këtë tubim u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale.

 

Foto: Instagram

Këngëtarja ndau një fotografi nga Kosova, ku shprehu mbështetjen e saj për protestat dhe për ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Në Kosovë duke mbështetur protestat në përkrahje të UÇK-së kundër dënimeve të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, shkroi Besa.

Në vazhdim të postimit, ajo përcolli edhe një tjetër mesazh të shkurtër: “Liri për heronjtë tanë".

Protestat janë organizuar në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit të 16 shtatorit. 



Të ndryshme
Më shumë
Eli Fara në zi, humb personin e shtrenjtë25 August 2021
Zgjerimi i BE-së përballet me sfidën e luftës hibride, Marta Kos: Vendet kandidate janë nën sulm20 July 2026
Albulena Haxhiu e shpall të konstituar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin nga PDK-ja13 September 2026