Sport
29 September 2026
Barcelona në telashe me UEFA-n, gjiganti spanjoll rrezikon sanksionimin e rëndë

Barcelona duhet të përmirësojë ende gjendjen e saj financiare për të shmangur pagesën e 22.5 milionë eurove të mbetura nga një gjobë me kusht e UEFA-s, raporton Diario AS.

Klubi katalanas aktualisht ka një kapital neto negativ prej 168 milionë eurosh, ndërsa deri më tani ka paguar 15 milionë euro nga gjoba fillestare prej 60 milionë eurosh. Pjesa tjetër prej 45 milionë eurosh ishte vendosur me kusht, në varësi të përmbushjes së dy objektivave financiare.

Barcelona arriti ta shmangte pagesën e parë prej 22.5 milionë eurosh, pasi i mbajti humbjet për sezonin 2025/26 nën 5 milionë euro.

Megjithatë, tani klubi duhet të kompensojë humbjet e akumuluara gjatë periudhës 2024-2027.

 

Nëse humbjet gjatë vitit financiar 2026/27 tejkalojnë shifrën prej 20 milionë eurosh, Barcelona mund të detyrohet të paguajë edhe 22.5 milionë euro të tjera.

Përveç gjobës financiare, klubi katalanas mund të përballet edhe me kufizime në regjistrimin e lojtarëve për garat e UEFA-s.

Megjithatë, Barcelona mbetet optimiste se do t'i përmbushë kërkesat e mbetura financiare dhe do të shmangë sanksionet e tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Dje janë vaksinuar 12.062 qytetarë në Maqedoni21 September 2021
Kallëzim penal ndaj një personi dhe një kompanie nga Tetova, dyshohen për mashtrim me transportin e nxënësve17 December 2025
Mbështetja për anëtarësinë në NATO bie në Mal të Zi, rritet ndikimi proruso25 October 2025