Nga Vendi
29 September 2026
AUV: Sekuestrohen 500 kg produkte te Bit Pazari dhe asgjësohen 150 kg mish i skaduar në Gostivar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se sot ka hequr të gjitha tezgat ilegale me fruta dhe perime afët Bit Pazarit, ndërsa janë asgjësuar edhe 150 kg mish i skaduar në Gostivar.

"Sot, në orët e hershme të mëngjesit, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në një veprim të koordinuar me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryen një inspektim të jashtëzakonshëm të shitësve ilegalë të produkteve bujqësore, të vendosur përgjatë bulevardit "Krste Petkov-Misirkov", në segmentin nga qendra tregtare Mavrovasja deri në Bit Pazar.

U hoqën të gjitha tezgat ilegale, kryesisht me fruta dhe perime. U sekuestrua ushqim në një sasi prej rreth 500 kilogramësh (kryesisht produkte bujqësore) dhe u hoqën të gjitha pajisjet e shitjes që ishin vendosur ilegalisht në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave. Në koordinim me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, kryerësve do t'u shqiptohen masa përkatëse kundërvajtëse.

Në një operacion të përbashkët me SPB Gostivar, dje, veterinerët zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në pronë private në fshatin Çajle sekuestruan dhe shkatërruan pa rrezik 150 kilogramë mish të skaduar, pa deklaratë dhe me origjinë të panjohur, në deponinë Rusino", thonë nga AUV.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq vazhdon propagandën për Thaçin: Në Paris mora "sinjale të ndryshme" për vendimin ndaj tij12 September 2026
Pesë viiktima dhe 159 raste të reja me Covid 1928 August 2020
Mariçiq: Qëllimi është që regjistrimi të përfundojë në afatin e paraparë29 September 2021